Panik te Atletiko Madridi, shtohet në 5 numri i futbollistëve të infektuar me “Covid19”!

“Covid 19” ka lëshuar tashmë “rrënjët” te Atletiko Madridi, skuadër kjo që sot ka nnjoftuar edhe për dy raste të reja të të infektuarve.  Bëhet fjalë për futbollistët Tomas Lemar dhe Hektor Herrera, të cilët tashmë do duhet të zbatojnë protokollin dhe të izolohen për të shmnagur një rrezik ndaj të tjerëve.

Kjo dyshe e futbollistëve në këtë mënyrë shton numrin e të infektuarve te Atletiko Madridi, duke pasur parasysh se më herët të infektuar me “Covid 19” rezultonin edhe Karasko, Dembele dhe Feliks.

Ata tashmë disa ditë ndodhen në karantinë, ndërsa të njëjtën gjë do e aprovojnë edhe Lemar dhe Herera.

Gjithsesi, pavarëisht frikës brenda “jorganxhinjëve”, nga Spanja bëjnë të ditur se Atletiko Madridi do të respektojë kalendarin dhe do të zbresë në fushë sonte ndaj Selta Vigos. Ndeshja në fjalë do të startojë në ora 21:00, ndërsa kujtojmë se Atletiko Madridi, pas 21 xhirove kryeson renditjen me 50 pikë, 7 më shumë se dy ndjekësit më të afërt, Barcelona dhe Real Madridi.

Ekipi i Diego Simeones madje ka edhe dy ndeshje më pak, përfshirë këtu edhe ndeshjen e sotme kundër Selta Vigos.

Leave a Reply