Pato pranë akordit me ish-klubin e Maradonës

Aleksandre Pato që nga vera është një futbollistë i lirë, pas largimit nga skuadra braziliane e Sao Paolo, ashtu që ende është në kërkim të një klubi të ri.

Gjatë javëve të fundit ai e ka bërë të qartë se dëshiron rikthimin në Serie A, aty ku edhe krijoi emër, mirëpo deri më tani ofertat nga Italia kanë munguar.

Për 31-vjeçarin mësohet se ka shkuar një ofertë nga Argjentina. Klubi i rinisë së Diego Maradonës, Argentinos Juniors mësohet t’i jetë drejtuar brazilianit me ofertë konkrete. Lajmin e bën të ditur vetë presidenti i klubit të elitës së futbollit argjentinas, Kristian Malaspina.

Ky i fundit në një prononcim për mediat në Argjentinë shprehet se po pret përgjigjen e Patos, që në fakt nuk ka shumë zgjedhje në tavolinë.

“I bëmë Patos një ofertë, e duam atë në skuadrën tonë. Është lojtar i lirë dhe shumë situata na shtynë ta telefonojmë, tani presim përgjigjen e tij”, – është shprehur Malaspina.

Leave a Reply