Juves i mjaftoi edhe një barazim pa gola për të eliminuar sërish Interin (VIDEO)

Juventusi ka ruajtur traditën dhe sërish ka eliminuar Interin nga ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë, njofton “infOSport.mk”.

Zonja e Vjetër asnjëherë deri më tash nuk është eliminuar nga ky turne, kur përballë ka pasur Interin, ndërsa një gjë e tillë ndodhi edhe këtë herë.

Të dyja skuadrat barazuan pa gola në “Juventus Stadium”, mirëpo falë fitores 2:1 të bardhezinjëve në ndeshjen e parë në “Xhuzepe Meaca”, Juve siguroi një vend për në finalen e madhe.

Përveç kësaj “biankonerët” vazhduan traditën për të mos humbur në ndeshjet si vendas kundër Interit, edhe atë që nga viti 2012-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply