Kapoja i arrestuar i “Grobari” ishte i punësuar te Partizani dhe merrte pagë mujore prej 5.000 eurove!

Policia serbe edhe më tej po heton se çfarë krimesh janë kryer nga grupi i udhëhequr nga Velja Belivuk, i cili njëherit është edhe udhëheqësi i grupit të tifozëve të Partizanit, “Grobari”.

Sipas asaj që transmetojnë mediat në Serbi, i akuzuari për krime të rënda, ka qenë i punësuar te Partizani, ku ka marrë një pagë mujore prej 5.000 eurove.

Ai gjithashtu ka luajtur edhe rolin e menaxherit të disa prej futbollistëve, ndërsa i njëjti i kishte “dënuar” ata futbollistë që kishin marrë guximin të mos i pranonin ofertat e tij.

Hetimi i deritanishëm ka treguar se stadiumi dhe zyrat e klubit kanë qenë baza e Belivuk. Në bunkerin e fshehur brenda stadiumit u gjetën lëndë narkotike dhe armë, teksa lideri i tifozëve të Partizanit për çdo ditë në disponim kishte pasur një makinë luksoze zyrtare.

Në ato hapësira, ku policia kishte bastisur gjithashtu ishte gjetur edhe një snajper, duke bërë që policia serbe të dyshojë menjëherë se Belivuk po përgatiste një atentat ndaj Presidentit të shtetit, Aleksandar Vuçiç.

Ky rast ka ngritur në këmbë gjithë opinionin serb, që ishte tmerruar nga informacionet e zbuluara të policisë. Kjo e fundit dyshon se në atë bunker janë ekzekutuar shumë tirtura dhe vrasje të njerëzve që ishin armiq të Belivuk. (infOSport.mk)

Leave a Reply