FFM në krye me Sejdinin mendojnë për klubet, do ua paguajnë testet për “Covid 19”

Këtë fundjavë starton stinori pranveror në elitën e futbollit vendor, ndërsa para nisjes të gjithë futbollistët dhe stafi teknik i secilit klub do të ju nënshtrohet testeve për “Covid 19”.

Për këtë Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut në krye me Muhamed Sejdinin, ka marrë përsipër që ti mbulojë  të gjitha harxhimet për testet për “Covid-19” që do të bëhen nga 12 klubet e elitës para këtij fillimi të stinorit pranveror.

Kjo do të thotë se do të bëhen nga 35 teste nga secili klub që në total pritet të kryen 420 teste dhe të gjitha do të mbulohen nga Federata e Futbollit të Maqedonisë.

Leave a Reply