Besnik Ferati transferimin te Ak.Pandev e sheh si trampolinë për hapin e rradhës në karrierë

Besnik Ferati është një nga përforcimet e shumta të Akademia Pandev gjatë këtij afati kalimtarë. Shkupjani skuadrës nga Strumica iu bashkua nga rradhët e Partizanit, aty ku arriti të luaj edhe për ekipin e parë, megjithatë dëshira e tij e madhe për të sfiduar veten dhe për të pasur më shumë minutazhë, bënë që i njëjti të rikthehet në futbollin vendor dhe të pranojë ofertën e drejtuesve të Akademia Pandev.

Me këtë skuadër, Ferati ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, mirëpo i njëjti transferimin te kjo skuadër e sheh si trampolinë për hapin e rradhës në karrierë.

“Kam hasur në një mikpritje të ngrohtë këtu te Akademia Pandev. Më kanë pritur shumë mirë, ashtu që nuk e kisha problem adaptimin fare. Në Turqi kaluam një fazë shumë të mirë përgatitore, kam luajtur në të gjitha ndeshjet, ashtu që tashmë ëshët e trajnerit për të vendosur nëse luaj ose jo. Unë te Akademia Pandev kam ardhur për të luajtur, të kem më shumë minutazh, me qëllim që së shpejti, brenda 6 muajve, apo edhe 1 viti të bëjë hapin e rradhës në karrierë” – u shpreh fillimisht Besnik Ferati, i cili ka kaluar të gjitha grupmoshat e reja te përfaqësuesja e Maqedonisë, teksa aktualisht është pjesë e ekipit U21 që udhëhiqet nga Bllagoja Milevski.

Akademia Pandev sot prezantoi futbollistin e Partizanit të Tiranës

Ai beson se edhe të qenurit pjesë e ekipit përfaqësues të vendit tonë do e ndihmojë atë për hapin e rradhës në karrierë.

“Deri më tani kam dy paraqitje me Maqedoninë U21, ndërsa shpresoj që të luaj edhe ndeshjet tjera që pasojnë. Është më se e qartë se ndeshjet me fanellën e përfaqësueses janë një plus për çdo lojtar që si synim ka Europën” – vijoi Besnik Ferati, i cili foli edhe për ndeshjen e sotme që Akademia Pandev do ta zhvillojë kundër Rabotniçkit.

“Është ndeshja e parë e stinorit pranveror, ndërsa duke pasur parasysh rëndësinë e pikëve për ekipin tonë, besojmë në fund t’ia dalim të arrijmë deri tek 3 pikët e plota. Shpresoj të marrë besimin e trajnerit, pse jo edhe në pjesën e dytë,ku besoj se do të vendoset edhe fituesi i këtij takimi” – përfundoi Ferati.

Ndeshja midis Akademia Pandevit dhe Rabotniçkit do të zhvillohet në Strumicë në kompleksin “Pandev” me fillim në ora 14:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply