Super gol i Asanit në fitoren e Partizanit, Zhunior shënon golin debutues

Jasir Asani ka shënuar një super gol me fanellën e Partizanit në Superligën shqiptare, duke ndihmuar skuadrën e tij për të mundur Kastriotin në transfertë me rezultatin 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Shkupjani Asani në këtë ndeshje në lojë u inkuadrua nga bankina, kur në minutën e 66-të zëvendësoi Bardhin, derisa në minutën e 78-të gjeti golin e dytë për Partizanin, kur nga gjuajtja e lirë shënoi një super gol.

Ndryshe golin e parë për “Demat e Kuq” në këtë ndeshje e kishte realizuar ish futbollisti i Shkëndijës, Stenio Zhunior, për të cilin ishte ky goli debutues me fanellën e Partizanit.

Deri në fund të takimit, Partizani shënoi edhe golin e tretë, sërish përmes një rezervisti tjetër,Lukas Kardozo, një tjetër futbollistë, që në të kaluarën kishte luajtur në futbollin tonë vendor. Kardozo në minutën e 83-të mjaft mirë shfrytëzoi harkimin e Asanit në zonë dhe me të majtën e tij shënoi për 3:0.

Me këtë fitore, Partizani vazhdon ndjekjen e Vllaznisë, që gjithashtu arriti fitore në ndeshjen e sotme të javës së 19-të, duke mundur minimalisht 1:0 në Shkodër skuadrën e Apolonisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply