Arrestohet ish-futbollisti i Interit dhe Juves, kishte kultivuar marijuanë!

Ish-futbollisti i Juventusit, Interit, Romës dhe Parmës, i cili ka provuar të luajë edhe dy ndeshje me kombëtaren e Italisë, Luixhi Sartor, është arrestuar nga policia italiane.

46-vjeçari është ndaluar së bashku me bashkëshorten e tij. “Guarda di Finanza” e Parmës i ka zbarkuar në shtëpinë e tij në Lesignano Palmia, një fshat i vogël në malet e Parmës.

Në vilën e braktisur ai po kultivonte marijuanë dhe pasi policia ka mbledhur informacion dhe ka shkuar e ka kapur Sartor në flagrancë. Ai kishte kultivuar 106 bimë të lëndës narkotike.

Leave a Reply