E diela e rezervuar për ndeshjet e javës së 19-të!

Ndeshjet e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, rikthehen në fundjavë pas shtyrjes se sfidave të së dielës, mesjavës për shkak të kushteve të vështira klimaterike.

Kështu, të gjitha 5 ndeshjet e mbetura të javës së 19-të, apo javës së parë të stinorit pranveror janë programuar për t’u zhvilluar të dielën, e ku shumë vëmendje pa dyshim se tërheq ndeshja në Kratovë, midis Sileksit dhe Shkëndijës, por gjithsesi edhe ajo në Strugë midis Struga Trim Lum dhe Makedonija GJ.P.

FC Shkupi do të jetë mysafir i Borecit në Veles, Renova do të mirëpret Bellasicën, ndërkohë në stadiumin më të madh në vend, Vardari do të mirëpret Pelisterin.

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave startojnë në ora 14:00, ndërkohë kujtojmë se në ndeshjen e parë që u zhvillua të shtunën që lamë pas, Rabotniçki mundi Akademia Pandevin në Strumicë me rezultatin minimal 1:0. (infOSport.mk)

Leave a Reply