Ish futbollisti i Bajernit të Munihut emërohet trajner i Gjeorgjisë

Rivali i përfaqësueses së Kosovës në eliminatoret për Botërorin e vitit 2022, Gjeorgjia, ka emëruar ish futbollistin e Bajernit të Munihut për trajner të saj, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për Villi Sanjoll, i cili në këtë post zëvendëson sllovakun Vladimir Veis. Ky i fundit nuk arriti që Gjeorgjinë ta dërgojë në Europian, pasi u mund nga Maqedonia e Veriut në ndeshjen finale të Ligës “C”.

Sanjoll debutimin e tij zyrtarë në krye të kombëtares së Gjeorgjisë do ta ketë me 25 mars në ndeshjen kundër Suedisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”. Në këto eliminatore, Gjeorgjia bënë pjesë në grupin “B” bashkë edhe me Kosovën, Greqinë, Spanjën dhe Suedinë. (infOSport.mk)

Leave a Reply