Njëri nga futbollistët maqedonas të Tiranës rezulton pozitiv me “Covid 19” 

Problemet nuk kanë fund për Tiranën.  Një ndër futbollistët më standard të kësaj skuadre, mbrojtësi maqedonas, Filip Najdovski, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai ka qenë në Maqedoni gjatë këtyre ditëve dhe pritej të grumbullohej me ekipin kombëtar në mini-kampin e organizuar nga seleksionuesi Igor Angellovski, por pas testimeve të bëra i njëjti rezultoi të jetë i infektuar me Koronavirus.

Kështu Najdovski do të humbas ndeshjen e 20 shkurtit kundër Teutës në “Selman Stërmasi”, ndërsa me shumë gjasa edhe ndeshjet kundër Vllaznisë në Shkodër dhe Bylisit në Tiranë.

Leave a Reply