Gostivari vjen me 3 përforcime në një ditë

Gostivari vazhdon me përforcimin e skuadrës në prag të stinorit pranveror në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Një ndër skuadrat pretendente për tu inkuadruar në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, gjatë ditës ka prezantuar portierin Dejan Siljanovski, i cili së fundmi ishte pjesë e Bellasicës, ndërsa edhe pse javë më parë nënshkroi me Borecin, për shkak largimit të sponzorit kryesor, i njëjti prishi kontratën, derisa gjatë ditës së sotme vendosi të nënshkruajë me KF Gostivarin.

Këta të fundit gjithashtu prezantuan edhe Jasin Mushe, një lojtar ky i ri i FC Shkupit, ndërsa për vete bënë edhe Ali Derralla, i cili  pas një aventure në futbollin turk rikthehet përsëri në vendlindje.

Ndërkohë kujtojmë se KF Gostivari më parë kishte nënshkruar edhe me Artan Veliun, Jasin Selmanin (huazim nga Renova), Premtim Jakupi (huazim nga Llapi), Lavdrim Skenderin, Sejdi Zendelin dhe Jeton Shahinin.

Gostivari stinorin vjeshtorë në Ligën e Dytë – Perëndim e mbylli në pozitën e tretë me 30 pikë, 7 më pak se kryesuesit e Skopjes.

Ndeshjen e parë të stinorit pranveror, KF Gostivari do ta zhvillojë si mysafir kundër Vardar Forinës me 27 shkurt, kur edhe zyrtarisht do të zhvillohen të gjitha ndeshjet në kuadër të Ligës së Dytë. (infOSport.mk)

Leave a Reply