Hasan Ozer do sulmojë Borecin me dyshen e re sulmuese, Cvetanoski-Rexhinaldo

Për dallim nga Ernest Gjoka, trajneri i Shkëndijës, që nuk kishte inkuadruar në formacionin e parë asnjërin nga transferimet e reja të skuadrës për gjatë afatit kalimtar të dimrit, trajneri i ri i FC Shkupit, Hasan Ozer, ka vepruar më ndryshe, njofton “infOSport.mk”.

Strategu turk ka vendosur që në formacionin e parë në ndeshjen kundër Borecit, të përfshijë edhe 3 nga futbollistët e ri të ardhur gjatë merkatos së janarit.

Kështu në mesfushë ai i ka besuar një vend senegalezit, Senghor, ndërsa në sulm është vendosur për dyshen Cvetanoski-Rexhinaldo, të cilët do kenë edhe ndihmën e këmbëshpejtit Ilirid Ademi.

Ndeshja Boreci-FC Shkupi starton në ora 14:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply