Panik te Interi, 5 raste pozitive me koronavirus te “zikaltërit”

Interi po kalon një moment shumë të mirë në Serie A, aty ku ka fituar katër ndeshjet e fundit, duke marrë në këtë mënyrë kryesimin në Serie A para Milanit, që tashmë ngec me 4 pikë ndaj ekipit “zikaltër”.

Mirëpo edhe përkundër kësaj ecurie pozitive, pandemia “Covid-19” ka trazuar ambientin e klubit italian.

Plotë 5 raste pozitive me Covid-19 janë regjistruar tek Interi. Për fatin e mirë të Antonio Kontes, asnjë prej tyre nuk është futbollist.

Pozitivë kanë dalë dy Administratorët e Deleguar të Interit: Giuseppe Marotta dhe Alessandro Antonello.

Virusi ka prekur dhe Drejtorin sportiv, Piero Ausilion, i infektuar është edhe avokati i klubit, Angelo Capellini, teksa emri i pestë është një pjesëtar i stafit teknik të Antonio Kontes.

Leave a Reply