Super lajm për Realin e Madridit në prag të ndeshjes me Atl.Madridin!

Real Madridi ka marrë një super lajm të enjten në mbrëmje. Karim Benzema do t’i kthehet skuadrës në momentet më të rëndësishme të kampionatit.

Sulmuesi francez mungoi kundër Valjadolidit në La Liga, por edhe në Ligën e Kampionëve kundër Atalantas. I njëjti sipas asaj që raporton “Marca” do të mungojë edhe ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e kësaj fundjave.

Megjithatë, lajmi i mirë për madrilenët është se golashënuesi më i mirë i skuadrës këtë edicion, do të kthehet për derbin e Madridit, kundër Atletikos, ndeshje kjo që në program është me datë 7 mars.

Benzema në këtë sezon ka shënuar gjithsej 17 gola, 12 prej të cilëve në La Liga, aty ku Reali i Madridit pas 24 xhirove mban pozitën e dytë në renditje me 52 pikë, 3 më pak se Atletiko Madridi.

Leave a Reply