Supergoli i Berat Ramadanit që i siguroi  barazimin FC Arben Bajramit përballë Ciko-s (VIDEO)

Derbi i madh i javës së 14-të në elitën e futsalit vendor midis dy skuadrave të para në tabelë, Futsal Club Arben Bajramit dhe KMF Proekt Ciko-s, u mbyll me barazim 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Që të dy golat e këtij takimi u regjistruan në pjesën e dytë, kjo pasi 20 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura.

Të parët që iu gëzuan golit në këtë ndeshje ishin mysafirët, që avansuan falë golit të shënuar nga Darko Rangotov në minutën e 23-të. Ky gol vlente deri në sekondat e fundit, atëherë kur në skenë te skuadra vendase doli Berat Ramadani, që shënoi një super gol për rezultatin final, Futsal Club Arben Bajrami 1, KMF Proekt Ciko 1. (infOSport.mk)

Leave a Reply