Siljanovski: Sfida ndaj Sileksit shumë e rëndësishme

Rabotniçki pas pauzës dy javore ju rikthehet ndeshjeve kampionale, aty ku dëshiron të vazhdojë serinë e fitoreve. Pas fitores 1:0 ndaj Akademia Pandev në ndeshjen e parë të stinorit pranveror, skuadra e trajnerit Aleksandar Vlaho sot në Shkup do të mirëpret Sileksin, ndaj së cilës skuadër kërkonë të vazhdojë serinë pozitive të rezultateve.

Ndeshja me Sileksin është ekstremisht e rëndësishme për Rabotniçkin. Pas startit të suksesshëm ndaj Akademia Pandev, duam që të vazhdojmë në të njëjtën stil edhe kundër Sileksit në ndeshjen e parë pranverore si vendas. Jemi të gatshëm për këtë sfidë, maksimalisht të motivuar dhe shpresojmë se do i’a arrijmë qëllimit që ti marrim tre pikët e plota. Sileksi meriton respekt, kanë një formacion shumë kualitativ, mirëpo ne besojmë në mundësitë tona dhe duam fitoren” – është shprehur Goran Siljanovski për faqen zyrtare të klubit nga “Parku i Qytetit”.

 

 

Leave a Reply