Shkëndija nuk njeh humbje përballë Vardarit nga viti 2017

Shkëndija-Vardari është njëra nga 5 ndeshjet që do të zhvillohen sot në kuadër të xhiros së 20-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Vardari udhëton drejt Tetovë pas barazimit 2:2 xhiron e shkuar në fushë të vet me Pelisterin. Shkupjanët janë në krizë të thellë organizative dhe e vetmja gjë pozitive për ta në këtë moment është fakti se në vjeshtë grumbulluan pikë më shumë se sa pritej dhe për momentin mbajnë pozitën e 6-të me 26 pikë të tubuara.

Vardari nuk njeh fitore përballë Shkëndijës në 13-të ndeshje me radhë dhe fitoren e fundit e kanë shënuar në vitin 2017.

Në vjeshtë Shkëndija deklasoi Vardarin në Shkup, duke e mundur me shifrat 5:1.

Leave a Reply