Serbët gjithkund janë të urryer, tifozët e PSV e godasin Dushan Tadiçin e Ajaksit!

E diela në futbollin elitar holandez na e servoi derbin e madh midis PSV Ajndhovenit dhe Ajaksit, ndeshje kjo që prodhoi shumë çka, madje edhe me një situatë që doli tërësisht jashtë kontrollit në minutat e fundit të takimit.

Teksa vendasit po kryesonin falë golit të Zahavit në minutën e 39-të, do të akordohej një 11-metërsh për Ajaksin, edhe atë në çastet e fundit të ndeshjes.

Në këtë moment autori i ekzekutimit, Dushan Tadiç, përfshihet në një sherr pas provokimeve të kapitenit vendas, Dumfries.

Lojtari i PSV kërkoi që ta shpërqëndronte sulmuesin serb, që menjëherë pasi e dërgoi topin në rrjetë festoi përpara tij dhe kërkoi të grindej fizikisht.

Ishin shokët e skuadrës që do e ndalonin një përplasje të mundshme, por jo edhe  sharjet: “Unë nuk dua të tregoj gishtin, por nuk duhet të flasi ai për nënën time. Më thërrit në emër, por jo për nënën time. Thjesht nuk duhet ta bënte as në fushën e futbollit dhe as jashtë saj”, u shpreh Dumfries.

Ndërkohoë Dushan Tadiç edhe jashtë stadiumit vazhdoi të jetë krye tema, këtë herë nga ana e tifozëve të PSV Ajndhoven, të cilët e kishin pritur jashtë, duke mos e kursyer aspak në fyerjet e tyre, por edhe në goditjen me monedha dhe gjë sende të tjera.

Leave a Reply