Java e 21-të luhet në mesjavë

Java e 21-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet në mesjavë,njofton “infOSport.mk”. Si gjithnjë, edhe kjo javë do na sjellë disa ndeshje shumë interesante, e ku vëmendjen tërheqin 3 përballje.

Shkëndija do të udhëtojë për në Shkup, për tu përballur me Rabotniçkin, skuadër kjo që stinorin pranveror e nisi mbarë, me një fitore dhe një barazim, FC Shkupi do të jetë mysafir i Sileksit në Kratovë, në një përballje mes ish kampionëve të vendit, ndërkohë Renova përballë Vardarit në Tetovë do të ketë mundësinë të këndellet pas dy disfatave të njëpasnjëshme në pranverë.

Struga Trim Lum shihet si favorit në letër përballë Pelisterit, Makedonija GJ.P do të ketë një transfertë të vështirë përballë Akademia Pandevit në Strumicë, ndërkohë në Veles mejdanin do të ndajnë Boreci dhe Bellasica.

Të gjitha ndeshjet do të startojnë në ora 14:00. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 21

Rabotniçki 03.03 (14:00h) Shkëndija
Sileksi 03.03 (14:00h) FC Shkupi
Renova 03.03 (14:00h) Vardari
Struga Trim Lum 03.03 (14:00h) Pelisteri
Ak.Pandev 03.03 (14:00h) Makedonija GJ.P
Boreci 03.03 (14:00h) Bellasica

Leave a Reply