Lajm aspak i mirë për tifozët e Milanit, Çalhanogllu nuk rinovon, ka gjetur skuadrën e tij të re!

Hakan Çalhanogllu nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Siç raporton portali spanjoll “Todo Fichajes”, mesfushori turk ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me Milanin dhe në fund të sezonit do të largohet si futbollist i lirë.

“Todo Fichajes”, shkruan se Çalhanoglu ka arritur marrëveshje me Mançester Junajtedin dhe se zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

Çalhanoglu u transferua te Milani në vitin 2017 për 24 milionë euro nga rradhët e Bajer Leverkusenit, ndërsa për “Rossonerët” ka shënuar 29 gola në 159 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ku ka dhënë edhe 47 asiste për gol.

Leave a Reply