Lëndohet Ozil, Fenerbahçe vetëm barazim ndaj Antalyaspor të Omar Imerit (VIDEO)

Sot u zhvilluan tre ndeshje në kuadër të javës së 27-të në Superligën turke, njofton “infOSport.mk”. Fenerbahçe e Mesut Ozil nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 përballë Antalyaspor të Omar Imerit, i cili këtë ndeshje e ndoqi nga bankina.

Ndryshe ishin mysafirët të parët që shënuan në këtë ndeshje, falë golit të shënuar nga Fredy në minutën e 12-të, ndërsa për barazimin e Fenerbahçes u përkujdes Ener Valencia me golin e realizuar në minutën e 83-të.

Mesut Ozil, i cili erdhi me shumë bujë gjatë merkatos së dimrit nga rradhët e Arsenalit luajti deri në minutën e 67-të, kur me barrela u largua nga fusha pas një dëmtimi të pësuar, e që mund të lë për disa javë jashtë fushave të futbollit.

Ndryshe pikërisht Ozil gjatë pjesës së pari kishte një mundësi ideale për të shënuar në rrjetën e mysafirëve, mirëpo i njëjti goditi për vetëm disa centimetra skaj shtyllës pingule.

Për dallim nga Fenerbahçe, skuadra e Trabzonspor shënoi fitore 2:1 në transfertën kundër Kasimpasha, ndërkohë me barazim 1:1 u mbyll edhe takimi midis Alanyaspor dhe Goztepe. (infOSport.mk)

Leave a Reply