Gafë e pabesueshme e Xhakës!!! Shqiptari i falë golin Bërnlit (VIDEO)

45 minutat e para të takimit të parë të javës së 28-të në Premierligë midis Bërnlit dhe Arsenalit janë mbyllur me shifrat e barabarta 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Gjithçka nisi mirë për “topçinjtë” që avansuan falë golit të Obamejang vetëm pas 6 minutave lojë, ndërkohë në minutën e 39-të pas një gabimi trashanik të futbollistit shqiptarë, Granit Xhaka, vendasit e Bërnlit me anë të Vud barazuan shifrat në 1:1.

Një gabim ky i pafalshëm i Xhakës, i cili në tentativë për të komnbunuar me shokun e tij në krahun e djathtë dhe për të larguar topin nga zona e rreptësisë, thjesht goditi në trup futbollistin kundërshtarë, Vud, i cili ishte me shumë fat, pasi dobi i devijuar nga trupi i tij përfundoi në rrjetën e Lenos. (infOSport.mk)

Leave a Reply