Qatip Osmani i kënaqur me pikën ndaj Shkëndijës! Luajtëm ndaj liderit

Renova e Qatip Osmanit në derbin e 46-të kundër rivalit lokal Shkëndijës, nxorri një barazim pa gola, duke marrë kështu një pikë ndaj liderit aktual, njofton “infOSport.mk”. Kjo pikë e fituar ka lënë të kënaqur edhe vetë trajnerin e “gjipspunuesve”, i cili pas ndeshjes u shpreh: “Edhe pse kishim mundësinë të fitojmë, megjithatë jam i kënaqur edhe me këtë pikë të fituar. Për neve çdo pikë e fituar është e mirëseardhur, e në veçanti kur ajo fitohet ndaj liderit aktual”.

Renova edhe përkundër këtij barazimi ndaj një prej pretendentëve kryesor për titull, mbetet në zonën e ftohtë me 23 pikë, po aq sa ka edhe Sileksi në pozitën e 9-të.

Leave a Reply