Juve eliminohet sërish në 1/8 e finales, Porto bënë mrrekullinë në Torino (VIDEO)

Juventusi për të dytin vit rresht është eliminuar nga 1/8 e fianles në Ligën e Kampionëve, njofton “infOSport.mk”. Vitin e kaluar ishte Lioni që eliminoi “Zonjën e Vjetër”, ndërkohë këtë edicion ishte Porto që shuajti ëndërrën e Juventusit, por edhe të Ronaldos për të triumfuar në Ligën më prestigjioze europiane të futbollit në nivel klubesh.

Pas fitores 2:1 në ndeshjen e parë në Portugali, sonte Porto në Torino u mund me rezultatin 3:2, edhe atë vetëm pas kohës shtesë prej 30 minutash, derisa pikërisht goli më shumë i shënuar në transfertë ju mundësoi atyre që të kualifikohen për në çerekfinale, duke iu bashkuar Borusia Dortmundit.

Rolin e heroit në kohën e rregullt prej 90-të minutave te Juve e luajti Federiko Khiesa, i cili i realizoi që të dy golat për “bardhezinjtë” në pjesën e dytë, duke zhvlerësuar në këtë mënyrë golin e Serxhio Oliveira gjatë pjesës së parë të shënuar nga penaltia.

Ky rezultat 2:1 në favor të Juves mbeti deri në fund të takimit, ndërsa vlen të përmendet se Porto nga minuta e 54-të luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit të iranianit, Mehdi Taremi.

Megjithatë edhe përkundër disavantazhit numerik në fushë, Porto nuk u dorëzua, dhe falë golit të shënuar Serxhio Oliveira në minutën e 115-të barazoi rezultatin në 2:2.

Ky gol solli festë të madhe në mesin e futbollistëve mysafir dhe trajnerit të tyre, Serxhio Konseisao, mirëpo që shumë shpejtë të njëjtit u shtangën nga një gol i shënuar nga Rabiot në minutën e 117-të.

Francezi realizoi një super gol me kokë, ndërsa i njëjti në sekondat e kohës shtesë në vend që të harkonte në zonën kundërshtare, aty një gjë të tillë prisnin shumë bashkëlojtarë të tij, vendosi që të godat me të majtën e tij, mirëpo një gjë të tillë e bëri në mënyrë amatoreske, ndërsa pas kësaj goditje gjithçka morri fund dhe Porto me plotë meritë u kualifikua për në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve. (infOSport.mk)

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply