Me 16 mars hidhet shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës

Me 16 mars në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë do të hidhet shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës, njofton “infOSport.mk”.

Skuadrat që kanë arritur deri në këtë fazë, janë: Struga Trim Lum, Makedonija GJ.P, Akademia Pandev dhe Sileks.

Risi për këto ndeshje të Kupës së Maqedonisë këtë edicion, është se në këtë fazë do të zhvillohet vetëm nga një ndeshje, ashtu që skuadra fituese do të kualifikohet drejtëpërdrejtë në finalen e madhe, që në program është me datë 19 maj.

Nga gjithë 4 skuadrat gjysmëfinaliste, vetëm Struga Trim Lum është skuadra që asnjëherë nuk ka luajtur në finalen e madhe dhe nuk e ka fituar atë, derisa një gjë të tillë më herët kishin bërë Akademia Pandev, Makedonija Gj.P dhe Sileksi. (infOSport.mk)

Leave a Reply