Dortmundi fiton dhe i afrohet zonës Çampions (VIDEO)

Borusia e Dortmundit ka marrë një fitore të rëndësihme 2:0 ndaj Hertha Berlinit në ndeshjen e vlefshme të javës së 25-të. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0:0, ndërsa në të dytën ndryshuan gjërat. Në minutën e 54-të, Julian Brandt la të palëvizur portierin mik të Herthas pas një predhe të vërtetë nga një distancë prej gati 27 metrash.

Më pas, verdhezinjtë administruan mjaft mirë deri në momentin që shënuan edhe golin e dytë, që hipotekoi edhe fitoren e 13-të sezonale në 25 javë kampionat.

Autorë i golit të dytë për “milionerët” ishte talenti 16-vjeçar, Jusufa Mukoko.

Me këtë fitore, Borusia e Dortmundit tashmë pozicionohet në vendin e 5-të me 42 pikë, vetëm një më pak se Ajntraht Frankfurti i vendit të katërt, pozitë kjo që siguron edhe një vend për të Ligën e Kampionëve. (infOSport.mk)

Leave a Reply