Bajerni dhe Çelzi, dy skuadrat e rradhës çerekfinaliste në LK (VIDEO)

Fitore edhe në ndeshjet e kthimit për Bajernin e Munihut dhe Çelzin, dy skuadrat e rradhës që kanë siguruar kualifikimin për në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Pas fitores 4:1 në ndeshjen e parë në Itali, Bajerni i Munihut sonte në “Allianc Arena” mundi me shifrat 2:1 Lacion. Kësisoj “bavarezët” me rezultatin e përgjithshëm 6:2 me plotë meritë kaluan në fazën tjetër.

Levandovski nuk mungoi sërish në listën e golashënuesve te Bajernit, për të cilën skuadër realizoi edhe Çupo Moting, ndërkohë Parolo realizoi golin e vetëm për Lacion.

Çelzi i Tushel administroi mjaft mirë ndeshjen ndaj Atletiko Madridit, duke mundur këta të fundit me rezultatin 2:0.

Një gol në minutën e 34-të me anë të Zijeç dhe një tjetër krejt në fund nga ana e Emerson, i dhanë fitoren skuadrës së Çelzit, që në ndeshjen e parë kishte shënuar fitore minimale 1:0 në “Vanda Metrpolitano”. (infOSport.mk)

Leave a Reply