3 futbollistë të FC Shkupit ftohen në kombëtaret e tyre, por…..

Skuadra e FC Shkupit ka vazhduar ditëve që të punojë me intensitet të shtuar për ndeshjen e javës së 24-të kundër Sileksit, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Kratovë.

Kjo xhiro do të luhet një ditë më parë shkaku i grumbullimit të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për ndeshjet e marsit, ndeshje kjo të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”.

Kështu dy futbollistët e skuadrës nga Çairi, Rexhinaldo i Mozambikut dhe Abdul Ruatubjaje i Ruandës kanë marrë ftesë nga kombëtaret e tyre për të qenë pjesë e ndeshjeve eliminatore, por shkaku i protokolleve të rrepta shkaku i situatës me COVID-19, që të dy nuk janë lejuar nga ana e drejtuesve të skuadrës së FC Shkupit për t’iu bashkuar kombëtareve të tyre.

Kjo për shkak se skuadra nga Çairi po lufton për titullin e kampionit me Shkëndijën, ndërsa nëse të njëjtit do luanin me kombëtaret e tyre, pas rikthimit në Shkup, do të duheshe që të karantinoheshin së paku 10 ditë.

Mirëpo duke pasur parasysh se FIFA u kanë dhënë mundësi ekipeve që të vendosin nëse do të lejojnë futbollistët e tyre ti lirojnë nga obligimet, drejtuesit e klubit nga Çairi, duke përcjellë situatën e krijuar si në vend ashtu edhe në nivel botërorë me COVID-19, kanë vendosur që mos ti lejojnë futbollistët në fjalë për tu grumbulluar me kombëtaret e tyre.

Gjithashtu në adresë të FC Shkupit ka arritur ftesë edhe për Jakup Berishën nga përfaqësuesja U21 e Maqedonisë, e cila nga data 21 deri me 29 mars do të marrë pjesë në një mini turne në Antalia të Turqisë, ku do të zhvillojë tre ndeshje miqësore me kombëtaret, si: Kazakistani (24 mars), Sllovakia (27 mars) dhe Bullgaria (29 mars).

Leave a Reply