Edhe përkundër kërcënimeve, zv drejtori Rustemi nuk e përfillë aspak Mojsovskin!

Drejtori i Agjencisë për rini dhe sport Naumçe Mojsovski, në një intervistë për “Utrinski brifing” deklaroi se do të kërkojë llogari për pjesmarrjen e zv.drejtorit Rustemi në kuvendin e Federatës së Futbollit në Maqedoni, duke u shprehur në formën më diktatoriale rreth raportit mes tyre dhe kompetencave.

Naumçe Mojsovski, duke mos patur fuqi që të partizoj dhe të ndërpresë proceset demokratike kundrejt avancimit të sportit dhe politikave rinore, po tenton që me çdo kusht të ndikojë ndaj çdokujt që nuk i ndjek politikat raciste të tij në ARS. Kohëve të fundit kjo armiqësi është mëse e dukshme edhe me zv.drejtorin Rustemi, duke e kërcnuar në marrjen e kompetencave dhe mos emërimin e anëtarëve shqiptar në disa komisione tjera pranë Agjencisë për rini dhe sport.

Mirëpo siç mësohet, zv. Drejtori Rustemi vazhdon të mospërfill Mojsovskit, dhe i njëjti do të tentojë që deri në fund të luftojë kundrejt personave të tillë që përpos që nxitin urrejtje ndëretnike, tentojnë me çdo kusht të udhëheqin institucionet në formën diktatoriale.
Për këtë fenomen do të njoftohen edhe organet më të larta të shtetit se persona të tillë që nuk janë të mendimit dhe konceptit për një shoqëri për të gjithë dhe që tentojnë të nxisin urrejtje ndëretnike duhet pa hezituar të largohen nga menaxhimi i institucioneve shtetërore.

Leave a Reply