Shkëndija favorite ndaj Vardarit! 5:1 u mbyll ndeshja e fundit në Shkup

Para pauzës dy javore shkaku i ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese në start të eliminatoreve për Kampionatin Botëror, Shkëndija nesër do të udhëtojë drejt Shkupit për tu përballur me Vardarin.

Kuqezinjtë me 7-të pikë diferencë nga vendi i dytë hyjnë në xhiron e 24-të, ndërsa para pauzës nëse jo për ta zmadhuar, minimumi që kërkon ekipi është të mbajë këtë distancë, e që nënkupton fitore në takimin me Vardarin.

Shkëndija është ekipi i vetëm pa humbje në pjesën e deritashmë të stinorit  pranveror, ndërsa në pesë përballjet e zhvilluara një prej tre fitoreve është pikërisht ndaj Vardarit 2:1 në Tetovë.

Skuadra e Ernest Gjokës shihet si favorite edhe në takimin e nesërm, kjo edhe për faktin se tashmë 14 ndeshje me rradhë nuk njeh disfatë përballë rivalit të përbetuar, ndaj të cilëve në përballjen e fundit mes veti në Shkup, në kuadër të gjysmësezonit kishte shënuar fitore bindëse, 5:1.

Mbetet të shihet se si do të përfundojë takimi i nesërm, që do të jetë i 49-ti mes këtyre dy skuadrave në kuadër të ndeshjeve kampionale.

Leave a Reply