E kërkojnë Barça dhe Real, Haland zbulon të ardhmen e tij!

Erling Haland flet për të ardhmen e tij nga grumbullimi me kombëtaren norvegjeze në Marbeja. Sulmuesi i Dortmundit, i cili po monitorohet nga Reali, Barcelona dhe gjigantë të tjerë Europianë, tha se nuk është ky momenti i duhur për të marrë vendime për të ardhmen: “Kam ende edhe 3 vite kontratë dhe nuk jam i shqetësuar për këtë”.

Së bashku me yllin e Paris Sen Zhermen, Kylian Mbappe, 20-vjeçari është në rrugën për t’u bërë ylli i ardhshëm i futbollit europian gjatë dekadës së ardhshme.

Megjithatë, ai tregohet modest kur flitet për Ronaldon dhe Mesin: “Ata janë ende shumë larg”.

Haland vijoi formën e tij fantastike edhe në fundjavë, me dopietën ndaj Këllnit, por Dortmundi i tij në fund nuk shkoi më shumë se një barazim, 2:2.

I pakënaqur nga loja e skuadrës, ai hyri i zemëruar në tunel, pasi i flaku fanellën lojtarit spanjoll Horge Mere.

Ky i fundit i kishte kërkuar atij fanellën, ndërsa nuk mori as një shtrëngim duarsh.

“Isha shumë i zemëruar pas ndeshjes, bëra një gjest të gabuar duke i hedhur fanellën lojtarit që e kërkoi dhe i kërkoj ndjesë për këtë”, – tha Haland.

Leave a Reply