Golazooo….Pas dy golave me Barçën në fundjavë, Dest shënon edhe për SHBA-të (VIDEO)

Sergino Dest po përjeton një moment fantastik në karrierë, teksa pas dy golave të në fundjavë me Barcelonën kundër Real Sociedadit, ka shënuar sot edhe më Kombëtaren e SHBA-ve.

Në miqësoren ndaj Xhamajkës, mbrojtësi i “katalunasve” ka shkundur rrjetën me një super goditje të kalibruar nga distanca.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 34-të, kur Dest pasi shmangu një prej kundërshtarëve, goditi saktë me të djathtën e tij, duke çuar topin në trekëndësh.

Ndërkohë vetëm pas 7 minutave lojë në pjesën e dytë, Aronson shënoi edhe golin e dytë për SHBA-të, që pas 55 minutave lojë po avansojnë me shifrat 2:0 në miqësoren kundër Xhamajkës që po zhvillohet në Austri. (infOSport.mk)

Leave a Reply