Ronaldo thyen një tjetër rekord me Portugalinë

Portugalia nuk shkëlqeu, por morri një fitore shumë të rëndësishme kundër Azerbejxhanit në ndeshjen e parë të cklit të ri eliminatorë për Botërorin e vitit 2022, që do të mbahet në Katar.

Një autogol ju dha fitoren “luzitanëve”, ndërsa Kristiano Ronaldo festoi në rrjetet sociale suksesin e Portugalisë së tij 1:0 ndaj Azerbajxhanit të Xhani de Biazit.

Kampioni 36- vjeçar nuk mundi dot të shënonte, por kjo nuk e pengoi që të vazhdojë të thyejë rekorde të tjera edhe me fanellën e Portugalisë.

Me ndeshjen e së mërkurës, kaluan 17 vite e 215 ditë mes ndeshjes së parë dhe të fundit të CR7 me kombëtaren.

Tani ai është shërbëtori më jetëgjatë i luzitanëve, duke thyer rekordin e Vitor Damasit me 17 vite e 150 ditë.

Rikardo Kuarezma, Luis Figo, Humberto Koelho, Silvinjo Louro, Zhoao Silva Pinto dhe Fernando Gomesh janë gjithashtu në listën e lojtarëve që i kanë shërbyer më gjatë kombëtares së tyre. I pari me mbi 15 vite, 3 të tjerët me mbi 14 vite dhe i fundit me mbi 13 vite.

Pepe, i cili renditet pas Gomeshit, ka gjithashtu 13 vite që luan me kombëtaren portugeze.

Nëse Portugalia do të kualifikohet në finalet e Katar 2022, për CR7 do të ishte Botërori i pestë në karrierë pas atyre në vitet 2006, 2010, 2014 dhe 2018.

Nëse ai do t’ia dalë të shkojë në Katar, do të barazonte rekordin e tre futbollistëve që kanë qenë gjithashtu pjesë e 5 kampionateve botërore: Antonio Karbajal, Lotar Mateus dhe Rafael Markez.

Edhe Bufon është mes 22 lojtarëve të grumbulluar nga Çezare Prandeli në Botërorin e Francës në vitin 1998, por ishte Xhanluka Paljuka ai që u aktivizua në çdo minutë të 5 ndeshjeve të Italisë në Francë.

Leave a Reply