Mërzitet Messi, Kuman i thotë “JO” transferimit të Agueros në “Kamp Nou”!

Njoftimi i Mançester Sitit për fundin e aventurës së Kun Agueros, ka bërë bujë në skuadrat e mëdha të Europës, përfshirë këtu edhe Barcelonëm.

Sulmuesi argjentinas është i lirë në fund të sezonit dhe do të ndryshojë mjedis, megjithëse ka pak mundësi që ai destinacion të jetë Barcelona.

Trajneri i “katalunasve”, Ronald Kuman mban të njëjtin pozicion si në javët e mëparshme, edhe tashmë ka përjashtuar angazhimin e tij. Holandezi preferon të afrojë bashkëpatriotin Memfis Depay, i cili gjithashtu e përfundon kontratën me Lionin në qershor.

Trajneri beson se holandezi do të përshtatej shumë më mirë me sistemin e tij të lojës dhe gjithashtu mund të luante në pozicione të ndryshme, ndërsa Agüero do ta bënte këtë vetëm në majën e sulmit.

Leave a Reply