Finalja e Kupës së Italisë ndryshon lokacion, ja ku do të zhvillohet!

Finalja e Kupës së Italisë ka ndryshuar lokacion. Edhe pse ishte paraparë të zhvillohet në stadiumin Olimpik të Romës, e njëjta sipas “La Repubblica”,  do të zhvillohet në stadiumin “Mapei” në Rexhio Emilia.

Në fakt, rajoni i Emilia-Romanja e fitoi këtë të drejtë falë një operacioni sponsorizimi që do t’i garantojë Ligës pak më pak se një milion euro.

Konfirmimi zyrtar do të vijë vetëm pasi Këshilli i Ligës të ketë dhënë dritën jeshile, por është pothuajse e pashmangshme.

Si Juve, ashtu edhe Atalanta ishin kundër të luajturit në Milano. Për Romën kishte probleme me UEFA-n dhe me rikuperimin e ndeshjes së prapambetur Lacio-Torino (e fiksuar për më 19 maj).

Prandaj, Juventusi dhe Atalanta, pak më shumë se një muaj para finales, mund të fillojnë të mendojnë me idenë e të luajturit në “Mapei Stadium”, arenën ku “Zonja e Vjetër” ngriti Superkupën e Italisë kundër Napolit, disa muaj më parë.

Kujtojmë finalja e këtij edicioni e Kupës së Italisë midis Atalantës së Berat Gjimshitit dhe Juventusit, në program është me datë 19 maj.

Leave a Reply