Diego Simeone kërkon të transferojë yllin e Juves

Diego Simeone është duke planifikuar këtë verë transferimin e Daglas Kostas nga skuadra e Juventusit pasi braziliani më nuk është në planet e “Zonjës së Vjetër”.

Aktualisht është i huazuar tek Bajerni i Munihut mirëpo do të rikthehet këtë verë në Torino ku pastaj “jorganxhinjët” do të kenë mundësinë për transferimin e tij.

Për Simeonen ai është një futbollist shumë i rëndësishëm dhe i ka bërë të ditur drejtuesve të skuadrës që kërkon transferimin e tij me çdo kusht.

Një blerje e tillë nuk pritet që të jetë shumë e kushtueshme pasi Kosta ka një çmim që sillet rreth 10 milionë euro.

Leave a Reply