Skena të pabesueshme, ish-ylli i Interit arrestohet pas një sherri me prindërit e tij (VIDEO)

Ish-futbollsiti i Interit, Fredi Guarin, gjatë ditës së sotme është përfshirë në një ngjarje të pazakontë, teksa u arrestua nga policia kolumbiane në shtëpinë e prindërve të tij.

Dyshohet se shkaku i arrestimit të mesfushorit kolumbian ka qenë dhuna në familje.

Një video ka qarkulluar së fundmi në mediat kolumbiane dhe rrjetet sociale, ku Guarin shfaqet i gjakosur, teksa përpiqet të përleshet me policinë.

Ish futbollisti i Interit u nxor me dhunë nga shtëpia nga forcat e rendit, teksa dyshohet të ketë qenë i dehur.

Sipas gazetës “El Pais” në Kolumbi, familja e Guarin thirri policinë dhe e akuzoi futbollistin për sulm ndaj babait të tij. Futbollisti 34-vjeçar, teksa i bën rezistencë policisë dëgjohet duke bërtitur: “Më lësho idiot”. 

Leave a Reply