Alioski: Suksesi i përbashkët, nga presidenti, seleksionuesi e lojtarët

Si kurrë më parë në vendin tonë ‘futbolli’ është kryefjala e pjesës më të madhë të bisedave në jetën e përditshme. Madje edhe në kushte kur tashmë jemi futur në vitin e dytë që pandemia me Covid-19 ka destabilizuar gjithë globin, megjithatë në Maqedoninë e Veriut futbolli merr primatin. Kjo për faktin se ekipi përfaqësues ka shënuar rezultatin më të madh në historinë e vendit, duke arritur që të sigurojë kualifikim në Kampionatin Europian që duhej të luhej vitin e shkuar, por u shty për këtë verë shkak i pandemisë. Dhe se gjërat nuk janë të rastit, si dëshmi për punën që bëhet në ekipin përfaqësues dhe jo vetëm, por sistematikisht në ekipet zinxhir të moshave në përfaqësueset e reja dhe parasegjithash nën organizim të Federatës së futbollit të Maqedonisë, euforisë së kualifikimit në EURO 2020 (2021) mesjavën e shkuar i’u shtua një tjetër fitore e madhe kur Maqedonia e Veriut fitoi 2:1 Gjermaninë në Duisburg.

Rezultat shokues për gjermanët dhe gjithë botën e futbollit, me 4 herë kampionët e Botës dhe 3 herë të Europës që mundeshin në shtëpi pas 20 vitesh. Maqedonia e Veriut bëri atë që për herë të fundit kishte bërë Anglia në vitin 2001. Pikërisht për këtë sukses dhe për mometin fantastik që po përjeton futbolli në vendin tonë, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Zona Gol” në Super Sport të Shqipërisë, ka folur njëri prej lojtarëve më të mirë të përfaqësueses së Maqedonisë, Ezgjan Alioski.

“Kemi shumë cilësi, kemi kualitet individual, 11-shja e parë janë lojtarë që luajnë jashta Maqedonisë dhe kjo është shumë pozitive pasi kemi shumë eksperiencë. Por nuk është vetëm te skuadra, gjithçka vjen edhe prej lartë, mendoj se prej 5-6 vitesh është një projekt i federatës për të ndryshuar diçka te Akademia dhe jo vetëm te përfaqësuesja A, por prej të moshat e reja. Me ardhjen e presidentit Sejdini, mendoj se ka shumë ndryshime dhe suksesi fillon prej aty, prej të presidenti dhe vazhdon të seleskionuesi, stafi e krejt që janë brenda, nuk jemi vetëm lojtarët. Por në fund ne futbollistët duhet ta tregojmë rezultatin, ne duhet të luajmë në fushë. Dhe ne lojtëarët duhet të jemi të qetë në aspekt psiqik që kur të futemi në fushë mos kemi probleme të ndryshme. Si që thash, kjo fillon krejt prej lartë dhe pastaj kualitetin individual që kemi dhe faktin që jemi bashkë 5-6 vite na bën të fortë sepse nuk jemi thjesht kolegë, jemi vërtetë miq me njëri tjetrin, kemi një grup të bashkuar. Ne vetë e dimë si duhet të luajmë, kemi shumë vetëbesim në skuadër dhe kjo mendoj se shumë na ndihmon të jemi të fortë si grup”, është shprehur mes tjerash Ezgjan Alioski në prononcimin e tij për emisionin “Zona Gol” në Super Sport të platrformës Digitalb në Shqipëri.

Leave a Reply