Siti fiton në frymën e fundit, Dortmundi bënë të vuaj ekipin e Guardiolas (VIDEO)

Mançester Siti ka shënuar fitore 2:1 ndaj Borusia Dortmundit në ndeshjen e parë çerekfinale, edhe atë vetëm në frymën e fundit, duke iu flënderuar një goli të shënuar nga sulmuesi Filld Foden në minutat e fundit të ndeshjes, njofton “infOSport.mk”.

Foden shfrytëzoi pasimin e Gjundogan brenda zonës së “milionerëve”, ndërsa pa menduar dy herë goditi me të parën me të majtën e tij, duke vendosur topin pas shpinës së portierit, Marvin Hitz.

Ky i fundit për herë të parë në këtë ndeshje kishte kapituluar në minutën e 19-të para belgut Kevin De Brujne, që kishte shënuar golin e vetëm gjatë pjesës së parë.

Momentet më interesante të ndeshjes ndodhen në 6 minutat e fundit të takimit, kur fillimisht Marko Reush (84’) barazoi shifrat në 1:1, që më pas Foden të shënojë golin e dytë dhe të fitores për Sitin e Guardiolas, që për në ndeshjen e kthimit në Gjermani do të niset me vetëm një gol epërsi. (infOSport.mk)

Leave a Reply