Super Real Madrid sheh me sy ka gjysmëfinalja! (VIDEO)

Real Madridi ka zhvilluar një super ndeshje sonte përballë Liverpullit, duke shënuar fitore 3:1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

E gjithë vëmendjen në këtë takim e morri braziliani, Vinicius Junior, i cili shënoi dy gola dhe zhvilloi një ndeshje shumë të mirë.

Toni Kroos asistoi golin e parë për Vinicius në minutën e 27-të, ndërsa Marko Asensio shënoi në minutën e 36-të për të shkuar në pushime me rezultat 2:0.

Me të filluar pjesa e dytë, Mohamed Salah shënoi një gol të ‘shpresës’ për Liverpullin, mirëpo nuk rezultoi i tillë.

Epilogun përfundimtar kësaj ndeshje ia dha Vinicius, duke shënuar edhe një herë tjetër në minutën 65-të.

Ndeshja e dytë mes këtyre dy skuadrave gjigande në program është me datë 14 prill në “Enfilld Roud”.

Leave a Reply