Blerton Sheji: Të shkruajmë historinë bashkë

Struga Trim Lum sot përballë Sileksit kërkon të shkruajë historinë. Klubi i themeluar vetëm në vitin 2015-të për herë të parë po luan në gjysmëfinale të Kupës, ndërsa dëshira e tyre është që të luajnë edhe në finalen e madhe, aty ku për trofeun e madh do të diskutonin me ekipin e Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”.

Këta të fundit dje eliminuan Makedonija GJ.P, ndërsa sot një gjë të tillë janë të gatshëm të bëjnë edhe futbollistët e Struga Trim Lum, për të eliminuar Sileksin, që pas vetes ka dy trofe në kuadër të Kupës.

“Fitorja me Bellasicën ishte një fitore që na ka ngritur moralin dhe një fitore e rëndësishme për lojën kundër Sileksit. Skuadra e Sileksit është një kundërshtarë i mirë, me kualitet të mirë, po neve besojmë në fitore dhe shpresojë të shkruajmë historinë” – është shprehur Blerton Sheji për faqen zyrtare të klubit strugan.

Ndeshja Struga Trim Lum – Sileksi zhvillohet në Strugë me fillim në ora 13:00, ndërsa për shkak të pandemisë “Covid 19”, do të zhvillohet vetëm një ndeshje, ashtu që fituesi do të luaj në finalen e madhe.

 

Leave a Reply