Zaharievski me Sileksin fitonte trofeun e Kupës si lojtar, ndërsa tashmë si trajner kërkon ta bëjë me Struga T&L

Ndeshja e sotme kundër Sileksit për trajnerin e Struga Trim Lum, Srgjan Zaharievski është e veçantë, kjo pasi pikërisht te kjo skuadër strategu i ekipit strugan kishte kaluar momentet e tij më të mira të karrierës si futbollistë, njofton “infOSport.mk”. Zaharievski me Sileksin ishte shpallur 3 herë kampion i Maqedonisë, ndërsa në dy raste ai kishte ngritur trofeun e Kupës.

Mirëpo tashmë gjërat kanë ndryshuar, ai aktualisht drejton ekipin e Struga Trim Lum, që për kundërshtarë në gjysmëfinale do të ketë pikërisht ekipin e Sileksit. Dëshira e Zaharievskit është që tashmë trofeun e Kupës, si trajner të ngrit lartë pikërisht me ekipin e Struga Trim Lum.

“Gjithsesi se kam kaluar vitet më të mira te Sileksi, me të cilën skuadër fitova 3 tituj kampion dhe 2 trofe të Kupës, mirëpo në profesionalizëm nuk ekziston sentimentalizëm. Gjithsesi se do të japim gjithçka nga vetja për të fituar këtë ndeshje dhe  të luajmë në finalen e madhe, që do vlente shumë për ne si klub. Do të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë, pasi luhet vetëm një ndeshje, ndërsa investimi është i madh për të dyja skuadrat” – është shprehur Srgjan Zaharievski për faqen zyrtare të klubit strugan, që sot kërkon të shkruaj historinë.

Kujtojmë, fituesi nga dueli i sotëm, Struga Trim Lum – Sileksi do të luaj në finalen e madhe kundër Akademia Pandev, që dje eliminoi Makedonija GJ.P. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply