Arlind Shabani: Në Veles vetëm për fitore, ende luajmë për Europë

Struga Trim Lum në mesjavë luajti ndeshjen gjysmëfinale të Kupës kundër Sileksit. Vetë kualifikimi në gjysmëfinale ishte një sukses historik për ekipin strugan, që u ndal një pah para finales së madhe, përmes së cilës shpresonte shumë për një vend në Kupat Europiane.

Tashmë e gjithë vëmendja e tyre është përqëndruar në kampionat, aty ku ende shpresojnë për të plotësuar ëndërrën e tyre, Europën.

“Pas disfatës dëshpëruese që e patëm në Kupë ndaj Sileksit dhe atij goli që e pësuam në një periudhë mjaft të mirë gjatë lojës, pra ishte një disfatë dëshpëruese për neve, mirëpo prap se prap neve do të jemi të fokusuar në kampionat ku ende nuk i kemi humbur shpresat për një vend në Kupat e Europës dhe ndeshja e rradhës që është Boreci, do të shkojmë atje për vetëm 3 pikët, do të japim maksimumin dhe shpresoj do të arrijmë qëllimin” – u shpreh Arlind Shabani për faqen zyrtare të klubit strugan.

Ndeshja Boreci – Struga Trim Lum zhvillohet në Veles me fillim në ora 13:00.

Leave a Reply