Ali Adem: Në Strumicë për të fituar dhe për të luajtur futboll të mirë

FC Shkupi nesër në kuadër të javës së 26-të përballet me Akademia Pandevin në transfertë. “Bardheblutë” nga Çairi pas ndeshjes së fundit kundër Renoës, në të cilën pësuan disfatë, kërkojnë të këndellën pikërisht ndaj skuadrës së Aleksandar Vasoskit, tek e cila skuadër mbizotëron një super atmosferë pas fitores ndaj Makedonija GJP në mesjavë, pas së cilës u kualifikuan në finalen e madhe të Kupës, aty ku do të përballen me Sileksin.

Para kësaj sfide, nga tabori i Shkupit, ka folur mesfushori i ardhur në janar, Ali Adem, i cili pritet që të luaj titullarë.

“Sigurisht se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, pasi do të luajmë në Strumicë në cilësinë e mysafirit. Është një fushë e vështirë, por unë besoj se do të arrijmë ti marrim tri pikët. Jemi maksimalisht të motivuar, por e dimë që edhe Akademija do të kërkojë me çdo kusht fitoren, pasi ende janë në zonë rreziku. Por e përsëris se shkojmë për të fituar dhe për të luajtur futboll të mirë”, – është shprehur Ali Adem.

Takimi Akademia Pandevi – FC Shkupi luhet të dielën, duke nisur nga ora 13:00.

Leave a Reply