Struga Trim Lum ka një të ardhme të sigurtë

Struga Trim Lum, një skuadër kjo shumë simpatike që po zhvillon një sezon shumë të mirë në edicionin e saj të dytë në mesin e më të mirëve, po punon mjaft mirë, duke ju dhënë hapësirë edhe futbollistëve të rinj, e që realisht në rradhët e veta i ka me bollëk, shkruan “infOSport.mk”.

Në takimin e së dielës të zhvilluar në Veles kundër Borecit, trajneri Srgjan Zaharievski kishte marrë guximin që në formacionin startues në fushë të hedhë plotë 7 futbollistë deri në moshën 21-vjeçare, edhe atë Besir RAMADANI 20 vjeç, Besir ISENI 20, Klisman CAKE 21, Arlind SHABANI 19, Arion ZIBA 19,  Blerton SHEJI 20, Emir Skenderi 21.

Ky guxim i trajnerit të ekipit strugan, në fund dha rezultatin e duhur, kjo pasi Struga Trim Lum shënoi fitore minimale 1:0, duke vazhduar kështu ëndërrën europiane.

Nëse këtë ëndërr nuk e realizojnë këtë vit, një ëndërr të tillë, me një politikë shumë të shëndoshë nga ana e drejtuesve të kësaj skuadre, për të punuar sa më shumë me futbollistë të rinj, besohet se mund të bëhet realitet shumë shpejtë.

Dje kundër Borecit mosha mesatare e futbollistëve të formacionit të parë ishte vetëm 23-vjeç.

Leave a Reply