Gjoka lë në bankinë futbollistin më në formë

Shkëndija sot në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit vendor do të mirëpret Akademia Pandevin, njofton “infOSport.mk”.

Trajneri i “kuqezinjëve”, Ernest Gjoka tashmë ka zbuluar edhe formacionin startues, me të cilin do të kërkojë edhe fitoren e rradhës. Ajo që bie në sy në formacionin e publikuar nga ana e strategut të Shkëndijës, është mnugesa e Valmir Nafiut, një ndër futbollistëve më në formë të skuadrës tetovare.

Vendin e tij në krahun e djathtë të sulmit do ta zë i riu, Dashmir Elezi, ndërsa bashkë me të në vijën sulmuese do të manovrojnë edhe Lupçe Doriev dhe Besart Ibraimi.

Në portë rikthehet Zahov, ndërsa në qendër të mbrojtjes Jan Krivak, i cili do luaj bashkë me Egzon Bejtullain. Në krahë do luajnë Antonio Paviç dhe Mexhit Neziri, i cili në të djathtë do të zëvendësojë Mevlan Muratin e suspenduar.

Në qendër të mesfushës do manovrojnë, Armend Alimi dhe Bruno Dita, ndërsa para tyre Kamer Qaka. (infOSport.mk)

Leave a Reply