UEFA e pamëshirshme ndaj racizmit, dënim rekord për futbollistin e Slavia Pragës!

UEFA edhe njëherë tjetër është treguar e ashpër ndaj racizmit, teksa pezulloi Ondrej Kudela, futbollistin e Slavia Pragës me plotë 10 ndeshje.

Faktet datojnë që në ndeshjen e Liga Europës më 18 mars, kur Slavia Praga po përballej me ekipin skocez të Gllazgou Renxhers.

Sipas Trupit Disiplinor, Etik dhe Kontrollit të Uefa-s, Kudela dyshohet se mbajti sjellje raciste ndaj Glen Kamara, një mesfushor me origjinë nga Sierra Leone, por i lindur në Tampere në Finlandë dhe një shtetas finlandez.

Vendimi doli nga raporti i gjyqtarit por edhe Kamara u pezullua gjithashtu për tre raunde nga Uefa “për sulmin ndaj një lojtari tjetër”.

Leave a Reply