Senghor: Të vazhdojmë serinë pozitive me trajnerin e ri, Sedlloski

FC Shkupi sot do të jetë mysafir i Struga Trim Lum. Ekipi “bardhekaltër” nga Çairi në këtë udhëtim niset pas dy fitoreve të njëpasnjëshme me trajnerin e ri, Goce Sedlloski, ndërsa këtë seri pozitive, mbrojtësi Faustin Senghor, beson se do e vazhdojnë edhe pas këtij takimi.

“Atmosfera në klub nga dita në ditë vetëm se po vjen duke u përmirësuar, që nga ardhja ime në klub nuk kishim fituar dy ndeshje radhazi, ndërsa këtë e bëmë me trajnerin e ri. Mendoj se ndeshja e radhës do të jetë mjaft e vështirë, por do të kërkojmë të marrim fitore për të vazhduar serinë pozitive. E dimë se tani jemi në fund të kampionatit dhe të gjitha ekipet po bëjnë llogaritë e fundit të tyre, ne jemi në pozitë më të mirë sa i përket renditjes dhe besoj se me përkushtim dhe kryerjen e të detyrave ashtu sikurse kemi punuar, do të kemi një fund të mirë”, – ka thënë Senghor.

Ndeshja Struga Trim Lum – FC Shkupi do të zhvillohet në Strugë me fillim në ora 13:00.

 

Leave a Reply