Reagimi epik i Kontes kur mëson se do ketë rival Murinjon

Reagimi epik i Antonio Kontes kur mori vesh se Murinjo u emërua si trajner i Romës, po bën xhiron e Italisë, pasi dyshja njihet për fërkimet e mëhershme kur që të dy ishon pjesë e Premierligës, njëri duke udhëhequr Çelzin, e tjetri Mançester Junajtedin.

Mbi afrimin e Murinjos tek Roma, Konte u njoftua nga emisioni televiziv “La lene”,  teksa gazetari e befason duke i dhënë lajmin e bujshëm.

Është një lajm i mrekullueshëm për të gjithë, i uroj më të mirën. Përveç rasteve kur do të luajë kundër Interit” – u shpreh fillimisht Antonio Konte.

“Mosmarrëveshjet me Murinjon? Kur jeni kundërshtarë, vlen jeta juaj ose vdekja ime (jeta a vdekje)”, – ka thënë Konte.

Përballja Murinjo-Konte pritet të ndezë Serinë A vitin tjetër, pasi tekniku Italian solli trofeun e kampionatit në shtëpinë “zikaltër” pas plot 11 viteve, trofe që për herë të fundit e kishte fituar pikërisht Hoze Murinjo.

Leave a Reply